Please enter at least 3 characters.

Aktorja Erin Moriarty zbulon se vuan nga sëmundja Graves

Aktorja Erin Moriarty, e njohur për rolin e saj në serialin “The Boys”, ka njoftuar se vuan nga sëmundja Graves.

Kjo sëmundje bazohet në një problem të sistemit imunitar që zakonisht ndodh tek gratë nën 40 vjeç.

Ajo që ndodh është se hormoni tiroide prodhohet tepër, pra hipertiroidizmi, i cili mund të çojë në humbje peshe, dridhje trupi, probleme me shikimin e ndryshime në rrahjet e zemrës.

Foto: Screenshot/Instagram

Ishte në një postim në Instagram ku ajo shpjegoi se çfarë po i ndodhte: "Sëmundja autoimune manifestohet ndryshe tek të gjithë dhe në çdo trup. Përvoja juaj do të jetë e ndryshme nga e imja, dhe imja do të jetë e ndryshme nga e juaja”.

"Një gjë që mund të them është se nëse nuk do t'ia kisha atribuuar të gjitha stresit dhe lodhjes, do ta kisha zbuluar më herët. Një muaj më parë më diagnostikuan me sëmundjen e Graves".

Foto: Screenshot/Instagram

Brenda 24 orëve nga fillimi i trajtimit, ndjeva dritën të ndizet përsëri. Dhe që atëherë është bërë vetëm më e fortë", vazhdoi të shkruante ajo.

Krahas në “The Boys”, ajo ka qenë pjesë e disa filmave si: “Blood Father”, “The Miracle Season”, “Catching Dust” etj. /Telegrafi/

Foto: Screenshot/Instagram