Please enter at least 3 characters.

Aktorja e “Star Trek”, Stephanie Niznik ka ndërruar jetë në moshën 52 vjeçare

2019/07/StephanieNzinik1-e1563039039295.jpg
316:"BEVERLY HILLS, CA - AUGUST 02: Actor Stephanie Niznik of ''Everwood'- A 15th Anniversary Reunion' speaks onstage during the CW portion of the 2017 Summer Television Critics Association Press Tour at The Beverly Hilton Hotel on August 2, 2017 in Beverly Hills, California. (Photo by Frederick M. Brown/Getty Images)
12:"Getty Images

Stephanie Niznik ka ndërruar jetë në fund të muajit qershor, ndërsa lajmi për vdekjen e saj është bërë tash publik, nga i cili kanë mbetur të pikëlluar fansa të shumtë të realizimeve të saja televizive dhe filmike.

Ajo u bë e famshme përmes roleve në serialin "Everwood" dhe në franshizën "Star Trek", ndërsa më pas realizoi edhe disa role të suksesshme në seriale të popullarizuara.

Stephanie Niznik (Foto: Getty Images/Guliver)

Aktorja lindi në Maine, ku edhe u rrit, ndërsa e provoi botën e filmit përmes disa roleve më të vogla. Paraqitja në “Star Trek” ishte ndër angazhimet më serioze të saj.

Nga rolet televizive, përmendin edhe shfaqjen e saj në serialet, si “Lost”, “NCIS”, “CSI: Miami”, “Murder She Wrote” e “Grey's Anatomy”.

Krahas karrierës, është marrë në mënyrë aktive edhe me punë bamirëse duke i ndihmuar fëmijët dhe kafshët. /Telegrafi/