Please enter at least 3 characters.

Aktorja e "Game of Thrones" rrëfen për problemet me depresionin, Sophie Turner thotë se kishte menduar për vetëvrasje

2019/04/SophieTurner-2.jpg
215:"BELFAST, NORTHERN IRELAND - APRIL 12: Sophie Turner attends the "Game of Thrones" Season 8 screening at the Waterfront Hall on April 12, 2019 in Belfast, Northern Ireland. (Photo by Charles McQuillan/Getty Images)
12:"Getty Images

Ylli i serialit "Game of Thrones", Sophie Turner, ka rrëfyer se për shkak të depresionit kishte menduar disa herë që ta vriste veten, mirëpo dashuria e kishte nxjerrë nga periudha e vështirë.

"Vuaj nga depresioni qe pesë apo gjashtë vite. Është e çuditshme. Nuk kam qenë kaq në depresion kur kam qenë më e re, por shpesh kam menduar për vetëvrasje".

Sophie Turner (Foto: Charles McQuillan/Getty Images/Guliver)

"Ndoshta kjo ka qenë vetëm një periudhë, mirëpo tash besoj se asnjëherë nuk do të kisha mundur të bëj diçka të tillë", ka deklaruar aktorja.

Ajo ka thënë më tej se problemet me depresionin i kanë filluar që nga mosha 17 vjeçare.

"Miqtë e mi shkonin nëpër fakultete, kurse unë punoja. Jetoja me prindërit e mi dhe ndihesha e vetmuar".

"Gjithçka u përkeqësua kur për shkak të pubertetit u trasha përnjëherë. Ishte koha kur rrjetet sociale filluan të lulëzonin", ka treguar Sophie duke shtuar se komentet negative në internet kishin pasur akoma më shumë ndikim negativ tek ajo. /Telegrafi/