Please enter at least 3 characters.

Aktorja Brigitte Nielsen bëhet nënë në moshën 54 vjeçare

2018/06/Brigitte-Nielsen-e1529910536208.jpg
271:"HUERTH, GERMANY - AUGUST 08: Brigitte Nielsen reacts after winning the final of the television show 'Ich bin ein Star - lasst mich wieder rein!' (English: I'm a Celebrity... Get Me In There) on August 8, 2015 in Huerth, Germany. (Photo by Sascha Steinbach/Getty Images)
12:"Getty Images

Aktorja daneze, Brigitte Nielsen, ka sjellë në jetë fëmijën e saj të pestë, në moshën 54 vjeçare.

Ajo dhe bashkëshorti italian, Mattia Dessi (39 vjeçar), janë shprehur të gëzuar që kanë pritur në jetë vajzën e tyre, Frida.

Nielsen është më së shumti e njohur për rolet krahas ish-burrit të saj, Sylvester Stallone, në filmat "Rocky IV" dhe "Cobra".

Ajo njëherësh ka pasur një karrierë shumë të suksesshme edhe si modele dhe si yll i serialeve reale televizive.

"Jemi shumë të gëzuar për ardhjen në jetë të vajzës sonë. Ka qenë një rrugë e gjatë dhe ia vlejtur. Nuk kemi qenë kurrë më të dashuruar", ka thënë çifti për revistën People.

Nielsen dhe burri i saj i pestë, Dessi, u martuan në vitin 2006. Aktorja është nënë e katër djemve, të moshave ndërmjet 23 dhe 34 vjeç.

Përveç pesë martesave të saja, Brigitte ka pasur afera të shumta me producentë, filmbërës dhe yje hollivudiane. Ndër ta, regjisori Tony Scott, aktori Arnold Schwarzenegger dhe reperi Flavor Flav. /Telegrafi/