Please enter at least 3 characters.

Aktorja amerikane, Vanessa Hudgens lind fëmijën e dytë

Foto: Instagram

Aktorja dhe këngëtarja, Vanessa Hudgens, është bërë sërish nënë.

Ylli i serisë “High School Musical” dhe filmit “Bad Boys: Ride or Die” ka mirëpritur fëmijën e saj të dytë me bashkëshortin e saj, ish-lojtarin profesionist të bejsbollit Cole Tucker.

Ajo e njoftoi lajmin nëpërmjet Instagramit, ku ndau një foto nga dhoma e spitalit ndërsa mbante dorën e bashkëshortit të saj.

"Kështu që ia dola. Linda një fëmijë tjetër. Çfarë sfide e jashtëzakonshme është lindja e një fëmije. Një përshëndetje e madhe për të gjitha nënat. Është e mahnitshme se çfarë mund të bëjnë trupat tanë", shkroi Hudgens.

Shumë kolegë të famshëm, përfshirë Zoey Deutch dhe Mario Lopez, e uruan për fëmijën e saj të parë.

Hudgens (36 vjeçe) dhe Tucker (29 vjeç) kanë tashmë një fëmijë së bashku, të lindur në korrik 2024.

Çifti njoftoi shtatzëninë e tyre të dytë më 12 korrik të këtij viti, pothuajse një vit pas lindjes së fëmijës së tyre të parë.

Në atë kohë, aktorja postoi një seri fotosh në të cilat tregon me krenari se është sërish shtatzënë. /Telegrafi/