Please enter at least 3 characters.

Aktivitet policor për Ditën e Fëmijëve

2017/06/dsc-0309_7348-1.jpg

Për nder të Ditës Ndërkombëtare për të Drejtat e Fëmijëve, policia e Kosovës ka organizuar gjatë ditës së sotme një aktivitet në qytetin e Prishtinës.

Sipas njoftimit të policisë, në këtë aktivitet mund të marrin pjesë familjarë dhe fëmijë të moshave të ndryshme, të cilët do të kenë mundësi të shohin paraqitjen e njësive të ndryshme policore si dhe aktivitete tjera me persona të veshur me figura (maskota) të ndryshme për fëmijë, njofton Klan Kosova.

Po ashtu në kuadër të programit/aktivitetit policor do të ketë edhe aktivitete argëtuese me muzikë, vallëzim si dhe fotografi për fëmijët me zyrtarët policor.