Please enter at least 3 characters.

Aktakuzë për keqpërdorim të detyrës zyrtare gjatë zgjedhjeve të para tri vitesh

2017/05/Keshilli-Prokurorial-votimi-per-zgjedhjen-e-Kryeprokurorit-te-Shtetit-foto-ridvan-slivova-10-e1495806483932.jpg
14:"Ridvan Slivova

Prokuroria Themelore në Prizren ka ngritur aktakuzë kundër të akuzuarës E.Z. për shkak të dyshimit se ka kryer veprën penale keqpërdorimi i detyrës zyrtare gjatë zgjedhjeve të vitit 2014.

Sipas aktakuzës, E.Z. më datë 8 qershor në kohë të pacaktuar në zgjedhjet e parakohshme parlamentare në Kosovë, në cilësinë e personit zyrtar, kandidate për deputete nga një subjekt politik, kryen vepër të kundërligjshme me qëllim të ndikimit te votuesit në ushtrimin e të drejtës për të votuar në favor apo kundër një personi të caktuar.

Në atë mënyrë që në listën e kandidatëve për t’u zgjedhur nga subjekti politik ku ishte kandiduar figuron emri i saj ndërsa fotografinë në afishet dhe bilbordet e ka vendosur të motrës së saj, e cila në atë kohë ishte nën moshën tetëmbëdhjetë vjeçare.

Me këto veprime e akuzuara ka kryer veprën penale keqpërdorimi i detyrës zyrtare gjatë zgjedhjeve.