Please enter at least 3 characters.

Aksioni i Policisë në Leposaviq, konfiskohen disa vetura

2023/10/Policia-e-Kosoves-i-ekspozon-me-rastin-e-24-vjetorit-te-themelimit-Forcat-Speciale-foto-Ridvan-Slivova-18.jpg
20:"Photo:RIDVAN SLIVOVA

Mbrëmjen e së martës Policia e Kosovës ka kryer një aksion në një depo afër stacionit policor në Leposaviq.

Kjo u bë e ditur nga zëvendësdrejtori i Policisë për rajonin e Mitrovicës së Veriut, Veton Elshani.

Elshani ka thënë se fillimisht kanë dyshuar për armë por nuk kanë gjetur, vetëm se i kanë konfiskuar disa vetura.

“Informacionet kanë qenë fillimisht për armë por nuk kemi gjetur. Kemi gjetur disa vetura dhe i kemi konfikuar”.

“Operacioni sapo përfunduar. Kemi gjetur disa vetura, pronë e komunës ndërsa armë nuk janë gjetur”, u shpreh Elshani./Telegrafi/