Please enter at least 3 characters.

Aksidentoi turistin gjerman në Gjirin e Gjipesë, arrestohet drejtuesi i gomones

10:"Webeditor3

Policia e Vlorës arrestoi të hënën drejtuesin e mjetit lundrues që aksidentoi një turist gjerman një ditë më parë në Gjirin e Gjipesë.

Në pranga u vu shtetasi K.V, banues në Orikum për veprën penale “Plagosje e rëndë me dashje”.

Ky shtetas, ditën e djeshme, duke drejtuar një mjet lundrues (gomone), ka goditur në det me pjesën e përparme të gomones, shtetasin D. S., 46 vjeç, banues në Gjermani, i cili aktualisht ndodhet në Spitalin e Traumës.

Materialet iu referuan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme. /euronews/