Please enter at least 3 characters.

Aksidentohen dy vetura në magjistralen Ferizaj-Kaçanik, lëndohen tre persona (Foto)

2018/12/aksident-2.jpg

Në magjistralen Ferizaj-Kaçanik ka ndodhur një aksident trafiku, ku janë përfshirë dy vetura, me ç'rast janë lënduar tre persona.

Lajmin për Telegrafin e ka konfirmuar Agim Gashi, zëdhënësi i policisë në për rajonin e Ferizajt.

"Në orën 12:30 në magjistralen Ferizaj-Kaçanik janë përfshirë në aksident dy vetura të udhëtarëve, përveç dëmeve materiale janë tre persona të lënduar që janë duke marr trajtim në Spitalin Rajonal në Ferizaj", ka shtuar Gashi. /Telegrafi/