Please enter at least 3 characters.

Aksident trafiku, një i lënduar në autostradën Prishtinë-Prizren

2018/03/aksident.jpg

Një person ka pësuar lëndime të rënda trupore si pasojë e një aksidenti në mes të një furgoni dhe kamioni.

Ngjarja ka ndodhur të hënën rreth orës 14:00 në autostradën Prishtinë–Prizren.

Sipas raportit 24 orësh të Policisë së Kosovës, viktima është shofer i furgonit, ndërsa shoferi i kamionit është arrestuar. /Telegrafi/