Aksident trafiku në Shkup, lëndohet rëndë një motoçiklist
policia-mk
policia-mk
14/07/2026
Nga SPB Shkup raportojnë se në bulevardin “Aradhat Partizane” në Shkup ka ndodhur një aksident trafiku midis një motoçiklete “Honda” të drejtuar nga D.Sh. (41) nga Shkupi dhe një “Volkswagen Passat” të drejtuar nga 51-vjeçari R.T. nga Kërçova.
Motoçiklisti pësoi lëndime të rënda në aksident, siç u konfirmua në Kompleksin e Klinikës Nënë Tereza", thonë nga Ministria e Brendshme.
Në vendin e ngjarjes është kryer isnpektim nga SPB Shkup./Telegrafi/


