Please enter at least 3 characters.

Aksident trafiku në Radovish, vetura godet një 77-vjeçar

2023/07/Accident.jpg

MPB bën me dije se mbrëmë në ora 19:15 në Stacionin Policor të Radovishit është raportuar se në rr. “Shain Maale” në Radovish, vetura e “Mercedes” me targa të Radovishit, drejtuar nga A.A. (18) nga Radovishi, ka goditur këmbësorin M.A. (77) nga Radovishi.

Në aksident lëndime të rënda ka pësuar këmbësori M.A., të konstatuar në Qendrën Klinike Shtip.

Kontroll në vendngjarje është kryer nga ekipi i DPB Radovish./Telegrafi/