Please enter at least 3 characters.

Aksident trafiku në Prishtinë, lëndohen dy persona

Foto: Ilustrim

Dy persona kanë mbetur të lënduar si pasojë e një aksidenti trafiku që ka ndodhur mëngjesin e sotëm në Prishtinë.

Lajmin për Telegrafin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë për Rajonin e Prishtinës, Enis Pllana, i cili bëri të ditur se aksidenti është raportuar rreth orës 08:00 në rrugën "Arbënor e Astrit Dehari".

"Rreth orës 08:00 kemi pranuar informatën për një aksident trafiku me lëndime në rrugën Arbënor e Astrit Dehari në Prishtinë. Në aksident janë përfshirë dy vetura. Sipas informatave fillestare, lëndime kanë pësuar dy persona, të cilët kanë pranuar tretman mjekësor", deklaroi Pllana.

Ai shtoi se me rastin po merret njësia e Trafikut të Kryeqytetit, e cila po heton rrethanat e aksidentit. /Telegrafi/