Please enter at least 3 characters.

Aksident trafiku në Fushë Kosovë, pesë persona të lënduar

2018/11/aksident-1-780x439-1.jpg

Pesë persona kanë marr lëndime trupore si pasojë e një aksidenti.

Sipas raportit të policisë, ngjarja ka ndodhur të hënën rreth orës 23:00 në Fushë Kosovë.

Siç thuhet në raport, në aksident kanë qenë të përfshira dy automjete.

“Si pasojë e aksidentit përveç dëmeve materiale lëndime trupore ka pësuar pesë persona. Të lënduarit kanë marrë tretman mjekësor dhe më pas janë liruar në shtëpi”, thuhet në raport. /Telegrafi/