Aksident te Syri i Kaltër në Sarandë, dy persona me motor bien nga 15 metra lartësi
18/06/2026
Një aksident është regjistruar gjatë natës pranë Syrit të Kaltër, në Bashkinë Finiq, ku dy persona, njëri prej tyre shtetas i huaj, janë rrëzuar me motor në një humnerë rreth 15 metra në anë të rrugës.
Korrespondetja e Top Channel raporton se fatmirësisht, të dy qytetarët janë jashtë çdo rreziku dhe kanë pësuar vetëm lëndime të lehta. Në operacionin e shpëtimit morën pjesë forcat e MZSH-së, strukturat e Policisë, si dhe Urgjenca Mjekësore.
Pas nxjerrjes nga zona ku kishin rënë, të lënduarit u transportuan drejt Spitalit të Sarandës për ndihmë mjekësore dhe kontrolle të mëtejshme. Autoritetet ndodhen në terren për sqarimin e plotë të rrethanave të aksidentit. /Tch/


