Aksident në Vranidoll, ka të lënduar
12/11/2018
Një aksident trafiku ka ndodhur sot në mëngjes në magjistralen Prishtinë-Podujevë, përkatësisht në fshatin Vranidoll.
Sipas dëshmitarëve të cilët kanë dërguar edhe disa fotografi, në aksident kanë qenë të përfshirë dy vetura, ku si pasojë disa persona janë lënduar lehtë.
Përveç dëmeve materiale në këtë rrugë janë shkaktuar kolona të gjata, raporton KP.


