Aksident në Vitomiricë të Pejës, shtatë persona të lënduar
26/06/2025
Shtatë persona kanë pësuar lëndime trupore si pasojë e një aksidenti trafiku që ndodhi sot rreth orës 17:25 në fshatin Vitomiricë, në Pejë.
Zëdhënësi i Policisë për rajonin e Pejës, Driton Rugova, bëri me dije se në aksident ishin të përfshira dy automjete.
Ai tha se të lënduarit u dërguan menjëherë për trajtim mjekësor.
“Sot rreth orës 17:25, Policia është njoftuar për një aksident trafiku në fshatin Vitomiricë – Pejë. Në këtë aksident ishin të përfshira dy vetura dhe si pasojë shtatë persona kanë pësuar lëndime trupore. Ata janë dërguar për trajtim mjekësor,” tha Rugova.


