Please enter at least 3 characters.

Aksident në Shkup, përfshihet edhe një automjet i ndihmës së shpejtë

2020/11/aksident-shkup.png

Një aksident i rëndë ka ndodhur mbrëmë në bulevardin "Aradhat Partizane" në Shkup.

Në aksident kanë marrë pjesë një automjet i ndihmës së shpejtë të spitalit privat "Neuromedika", që ka bartur pacientë dhe një makinë e tipit "Mercedes".

Sipas informacioneve të para, në aksident janë lënduar një këmbësor, shoferi i makinës "Mercedes" dhe pacientë që ka qenë në automjetin e ndihmës së shpejtë.

Pritet që MPB të jep më shumë detaje gjatë ditës së sotme për këtë aksident./Telegrafi/