Please enter at least 3 characters.

Aksident në rrugën Lezhë-Milot, makina përplas motoçikletën, dy të plagosur

2023/05/AMBULANCA-696x367-1.png

Një aksident ka ndodhur në superstradën Lezhë-Milot, pranë kryqëzimit të Ishull-Shëngjinit.

Një makinë tip ‘Benz’ që drejtohej nga një grua ka përplasur në motoçikletë, me të cilin lëviznin dy persona.

Nga aksidenti ka mbetur i plagosur drejtuesi i motoçikletës dhe pasagjeri dhe janë dërguar në urgjencë për mjekim. Mësohet se të plagosurit ndodhen jashtë rrezikut për jetën.

Policia ndodhet në vendin e ngjarjes dhe po heton rreth shkaqeve të aksidentit. /Telegrafi/