Aksident në rrugën Kumanovë - Shën Nikolla, lëndohet një motoçiklist
30/04/2021
Një motoçiklistë është lënduar në një aksident trafiku në rrugën regjionale Kumanovë - Shën Nikollë.
"Sot në orën 15:17 në SPB Kumanovë është paraqitur se në rrugën regjionale Kumanovë - Shën Nikollë ka ndodhur një aksident në mes një makine dhe motoçiklete, ku drejtuesi i motoçikletës ka marrë lëndime të rënda trupore, të cilat janë konstatuar në spitalin e Kumanovës", thonë nga SPB Kumanovë.
Ata shtojnë se kanë kryer hetim në vendin e ngjarjes dhe po punojnë për të vërtetuar shkaqet e aksidentit.


