Aksident në rrugën “Bill Clinton” në Prishtinë, lëndohet një këmbësor
Foto: Arkiv
11/06/2026
Një këmbësor ka pësuar lëndime pasi është goditur nga një veturë në rrugën “Bill Clinton” në Prishtinë.
Rastin për Telegrafin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë për rajonin e Prishtinës, Enis Pllana, i cili bëri të ditur se i lënduari ka marrë trajtim mjekësor.
“Rreth orës 12:30 kemi pranuar informatën për një aksident trafiku me lëndime në rrugën ‘Bill Clinton’ në Prishtinë. Në aksident janë përfshirë një veturë dhe një këmbësor. Sipas informatave fillestare, lëndime ka pësuar një person, i cili ka pranuar tretman mjekësor”, tha Pllana për Telegrafin.
Sipas policisë, njësitet kompetente kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe po merren me hetimin e rrethanave të aksidentit.
Rasti po trajtohet nga njësia e trafikut të kryeqytetit. /Telegrafi/


