Aksident në qendër të Prishtinës, vetura godet shtyllën e ndriçimit (Foto)
14:"Ridvan Slivova
29/03/2017
Një aksident ka ndodhur afër Kuvendit të Kosovës, e siç shihet edhe në fotografi, policia ka dalë në vendin e ngjarjes.
Sipas dëshmitarëve në vendin e ngjarjes vetura e markës ‘Mercedes’ që mban mbishkrimin “TAXI” ka goditur njërën nga shtyllat e ndriçimit.
Aksidenti ka ndodhur në rrugën “Agim Ramadani” përballë ndërtesës së Kuvendit, ku gjendet edhe një parking i veturave. /Telegrafi/


