Please enter at least 3 characters.

Aksident në Prishtinë, vetura përplaset me motoçikletën

2021/07/unnamed-1-16.jpg

Një aksident trafiku ka ndodhur në rrugën “Rrustem Statovci” në kryeqytet.

Në këtë aksident janë përfshirë një veturë dhe një motoçikletë, ndërsa nga Policia bëhet e ditur se janë lënduar dy persona.

“Rreth orës 17:10 në rrugën 'Rrustem Statovci' në Prishtinë, ka ndodhur një aksident trafiku rrugor në mes të një automjeti dhe një motoçiklete. Si pasojë e aksidentit lëndime trupore kanë pësuar dy persona”, ka thënë për Telegrafin, zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës Agron Borovci.