Please enter at least 3 characters.

Aksident në Prishtinë, lëndohet një person

2021/06/210674219_237513237921274_2644822564533638644_n-1-e1624985994165.jpg

Një person ka mbetur i lënduar në një aksident trafiku që ka ndodhur në rrugën "B" në Prishtinë.

Zyra për informim në Policinë e Kosovës, bën të ditur për Telegrafin se në aksident janë përfshirë dy automjete.

"Sot rreth orës 18:00 në rrugën B në Prishtinë, ka ndodhë një aksident trafiku, ku janë përfshirë dy automjete. Si pasojë e aksidentit një person ka pësuar lëndime trupore dhe i njëjti është dërguar për trajtimin e nevojshëm mjekësor".

Tutje, Polica thekson se njësia rajonale e trafikut ka dalë në vendin e ngjarjes dhe ka nisur një hetim për zbardhjen e shkaqeve të këtij aksidenti. /Telegrafi/