Aksident në Portin e Durrësit, kamioni përplas shoferin nga Kosova - dërgohet me urgjencë në spital
28/07/2026
Një drejtues kamioni është përplasur aksidentalisht në portin e Durrësit nga një tjetër kamion.
Aksidenti ka ndodhur mëngjesin e sotëm kur shoferi me origjinë nga Kosova, po qëndronte në këmbë kur u përplas në mënyrë të papritur nga një drejtues kamioni.
Mësohet se ai ka përfunduar në spital ku po merr trajtimin e nevojshëm.
Forcat e policisë kanë mbërritur në vendngjarje për zbardhjen e plotë të rrethanave të aksidentit. /euronews/


