Aksident në Pestovë të Vushtrrisë, lëndohen dy persona
03/01/2025
Dy persona kanë marrë lëndime të rënda trupore si pasojë e një aksidenti i cili ndodhi mbrëmjen e së enjten në Pestovë të Vushtrrisë.
Lajmin e bëri të ditur zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Mitrovicës, Avni Zahiti.
Sipas tij, në aksident ishin të përfshira të vetura.
“2 persona janë lënduar në një aksident mes dy veturave në Pestovë”, ka thënë Zahiti. /Telegrafi/


