Please enter at least 3 characters.

Aksident në Ohër, lëndohet një person

2018/08/auto_aksident-3-1-780x439-735x4001502045959.jpg

Dje, në orën 14:20, në rrugën rajonale Ohër - Shën Naum, në afërsi të autokampit "Gradishte", ka ndodhur një aksident në komunikacion, në të cilin një moped "Hamaçi", me targa të Strugës, e drejtuar nga V. K. (35) nga Struga, ka dalë jashtë korsisë dhe ka goditur në murin mbrojtës prej metali.

Drejtuesi i mopedit u dërgua me ambulancë në spitalin special për ortopedi dhe traumatologji "Shën Erzamo ”, ku u konstatua se ka lëndime të rënda trupore./Telegrafi/