Please enter at least 3 characters.

Aksident në Lupç të Podujevës, lëndohen tre persona

2019/08/auto_auto_aksident-1-115359627131548425579.jpg

Një aksident trafiku ka ndodhur sot rreth orës 07:30 në Lupç të Podujevës, ndërsa si pasojë janë lënduar tre persona.

Flora Ahmeti, zëdhënëse e Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës njoftoi se në aksident janë përfshirë dy automjete.

“Rreth orës 07:30 ka ndodhur një aksident trafiku në fshatin Lupç të Podujevës. Në këtë aksident kanë qenë të përfshira dy automjete. Si pasojë e këtij aksidenti janë lënduar tre persona”, tha Ahmeti.

Me rastin po merret njësiti i trafikut. /Telegrafi/