Please enter at least 3 characters.

Aksident në Gostivar, lëndohen shtatë persona

aksident
mpb
aksident

SPB Tetovë njofton se dje (06.07.2026) në ora 23:10, në DPB Gostivar është raportuar se në lagjen Mllaki në Gostivar ka ndodhur një aksident komunikacioni midis automjetit të udhëtarëve "Citroen Berlingo" me targa të Gostivarit, i drejtuar nga R.J. (59) nga Gostivari, dhe automjetit të udhëtarëve "Seat Leon" me targa të Shkupit, i drejtuar nga O.R. (70) nga Gostivari.

"Lëndime të rënda trupore kanë pësuar dy shoferët R.J. dhe O.R., si dhe bashkudhëtarët M.S. (64), Z.I. (45) dhe S.R. (60), të cilët janë transferuar në Kompleksin e Klinikave "Nënë Tereza" në Shkup".

"Bashkudhëtarët D.P.G. (59) dhe P.A. (54) kanë pësuar lëndime trupore, të konstatuara në Qendrën Mjekësore Gostivar. Këqyrjen e vendit të ngjarjes e ka kryer një ekip nga DPB Gostivar", thonë nga MPB.