Please enter at least 3 characters.

Aksident mes tri veturave në Veterrnik, lëndohen tre persona

2022/02/aksdienttt.png

Një aksident trafiku mes tri veturave ka ndodhur rreth ores 20:30 në Veterrnik të Prishtinës, si pasojë tre persona janë lënduar.

Për shkak të aksidentit është krijuar edhe kolonë automjetesh.

Rastin e ka bërë të ditur zëdhënësja e policisë në rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.

“Policia ka marrë informatë për aksidentin në Veterrnik, rreth orës 20:30. Si pasojë e aksidentit janë lënduar tre persona të cilët janë dërguar për trajtim mjekësor”, tha Ahmeti.

Tutje shtoi se me rastin është duke u merrë njësitë e trafikut rajonal./Telegrafi/