Please enter at least 3 characters.

Aksident mes tri veturash në Fushë Kosovë, gjashtë persona të lënduar

2018/08/auto_aksident-3-1-780x439-735x4001502045959.jpg

Një aksident trafiku ka ndodhur tek rrethi në Fushë Kosovë, ku të përfshira ishin tre vetura.

Rastin e ka konfirmuar zëdhënësja e Policisë së Kosovës për Rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti, e cila tregoi se nga ky aksident të lënduar kanë mbetur gjashtë persona.

“Rreth orës 18:00, në rrugën Prishtinë- Fushë Kosovë ka ndodhur një aksident trafiku ku janë përfshirë tri automjete. Si pasojë e aksidentit lëndime trupore kanë pësuar gjashtë persona. Të njëjtit janë dërguar për tretman mjekësor në QKUK. Me rastin po merret njësiti i trafikut.”, tha ajo.