Aksident komunikacioni në afërsi të tunelit të Katllanovës
09/02/2017
Komunikacioni rrugor në afërsi të tunelit në Katllanovë është vështirësuar dhe automjetet lëvizin në një korsi, për shkak të një aksidenti të komunikacionit, përcjell Telegrafi Maqedoni.
Lidhja Auto-Moto e Maqedonisë bën të ditur se aksidenti ka ndodhur në ora 08:15 minuta në autostradën Veles - Shkup, para tunelit në Katllanovë./Telegrafi/


