Please enter at least 3 characters.

Aksident i rëndë në Shkup, tri vajza të lënduara rëndë

2017/10/aksident-1-1.jpg

Tri vajza janë lënduar rëndë në një aksident që sapo ka ndodhur në urën mbi lumin Vardar, në afërsi të Akademisë së Shkencave të Maqedonisë, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Vetura e llojit “Ford”, në të cilën kanë qenë vajzat, ka humbur kontrollin dhe ka goditur bordurat e urës.

Ndihma e Shpejtë, pas ndihmës së parë shëndetësore, ka transferuar vajzat në urgjencën e Klinikës së Shkupit, ndërkohë ekipe të policisë po kryejnë hetime në vendngjarje./Telegrafi/