Please enter at least 3 characters.

Aksident i rëndë në rrugën Prishtinë-Ferizaj, vdes këmbësori

Një këmbësor ka vdekur si pasojë e një aksidenti trafiku që ka ndodhur sot, më 02.09.2026, rreth orës 15:30 në rrugën Ferizaj-Prishtinë.

Zëdhënënsja e Policisë së Rajonit të Prishtinës, Flora Ahmeti njoftoi për lajmin.

“Rreth orës 15:30 kemi pranuar informatën se në rrugën Ferizaj- Prishtinë, ka ndodhur një aksident trafiku. Në këtë aksident ka qenë i përfshirë një automjet dhe një këmbësor. Si pasojë e aksidentit këmbësori ka vdekur.” – tha Ahmeti.

Zëdhënësja e Policisë tregoi se vdekja e viktimës është konstatuar nga ekipi mjekësor në QKUK.