Please enter at least 3 characters.

Aksident i rëndë në magjistralen Prishtinë-Podujevë, katër persona të lënduar

2023/04/LAJMI-I-FUNDIT.png

Katër persona kanë pësuar lëndime trupore në një aksident komunikacioni që ka ndodhur në rrugën Prishtinë–Podujevë, saktësisht në fshatin Besi.

Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësja e Policisë për Rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.

Në këtë aksident janë përfshirë tri vetura.

“Sot rreth orës 21:00, kemi pranuar informatë për një aksident trafiku rrugor të ndodhur në rrugën Prishtinë - Podujevë. Në aksident janë përfshirë tri automjete, ku katër persona kanë pësuar lëndime trupore”, ka thënë Ahmeti.

Njësia rajonale e trafikut po merret me rastin.

Ndërkohë, kolonat kanë arritur deri në tre kilometra./Telegrafi/