Please enter at least 3 characters.

Aksident i rëndë mes tri veturave në rrugën Skenderaj-Klinë

2021/08/227510019_886597338879934_7490402212028964239_n-e1627882550735.jpg

Një aksident i rëndë trafiku ka ndodhur mbrëmë rreth orës 21:00 në rrugën Skenderaj-Klinë.

Lajmin për Telegrafin e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë për rajonin e Mitrovicës, Avni Zahiti.

Zahiti ka bërë të ditur se si pasojë e këtij aksidenti janë lënduar shtatë persona.

"Aksident trafiku me të lënduar ka ndodhur mbrëmë rreth  orës 21:00, në një rrugë rajonale Skenderaj -Klinë përkatësisht në fshatin Rakinicë. Në aksident ishin të përfshira tri vetura, si pasojë e aksidentit dhe lëndimeve të pësuara shtatë (7) persona kanë kërkuar tretman mjekësor", ka thënë Zahiti.  /Telegrafi/