Please enter at least 3 characters.

Aksident i rëndë i veturës së Vladimir Putin, vdes vozitësi (Video,+16)

2016/09/vetura-1.jpg
69:"CEN Video Story: Mercedes Hits Presidents Car, Kills Putins Chauffeur
3:"CEN

Makina e presidentit rus, Vladimir Putin ka qenë e përfshirë në një aksident vdekjeprurës në Moskë.

Siç shkruajnë mediat e huaja, përcjell Telegrafi, vozitësi i preferuar i presidentit rus ka gjetur vdekjen në një përplasje horror, pamjet tronditëse të cilat janë kapur edhe nga kamerat e sigurisë.

Po sipas medieve të huaja, BMW-ja presidenciale ishte duke udhëtuar në Kutuzovsky Avenue në kryeqytetin rus, kur një Mercedes “shfaqet” nga ana e tjetër e rrugës, duke e goditur atë drejtpërdrejtë.

E mediat ruse kanë raportuar se vozitësi zyrtar i presidentit kishte vdekur nga një aksidenti, duke shtuar se presidenti në ato momente nuk kishte qenë në veturë. /Telegrafi/