Please enter at least 3 characters.

Akademia e Kosovës për Siguri Publike dhuroi mbi 60 doza gjak

2016/01/akademia-e-kosov-euml-s-p-euml-r-siguri-publike-dhuroi-mbi-60-doza-gjak_hd.jpg

Aksioni humanitar i dhurimit të gjakut është realizuar në bashkëpunim me Shërbimin Shëndetësor të Policisë së Kosovës, Transfuzionin e Gjakut nga Qendra Klinike Universitare e Kosovës dhe ekipin mjekësor të AKSP-së.

Sipas një njoftimi, gjatë këtij aksioni një ditor të mbajtur në Akademi janë dhuruar mbi 60 doza gjak, për nevojat e Qendrës së Transfuzionit të Gjakut.

Personeli mjekësor thanë se thirrjes për dhënien e gjakut në mënyrë vullnetarë i janë përgjigjur një numër i madh i pjesëtarëve të Institucioneve të Sigurisë Publike të cilët janë duke ndjekur trajnime si dhe stafi i Akademisë.

Drejtori i Përgjithshëm i Akademisë së Kosovës për Siguri Publike, Ismail Smakiqi gjatë vizitës së tij tek personeli mjekësor ku grumbullonin gjak u shpreh i kënaqur që Akademia është bërë një shembull i mirë për dhurimin e gjakut.

“Dhurimi i gjakut është një sakrificë dhe ndihmë e madhe për të gjithë ata qytetarë që kanë nevojë për gjak”, citohet të ketë thënë Smakiqi. /Telegrafi/