Please enter at least 3 characters.

Akademia e gjyqtarëve dhe prokurorëve sot zgjedh drejtor të ri

2016/12/k-euml-shilli-gjyq-euml-sor-i-kosov-euml-s-d-euml-non-ashp-euml-r-aktin-qyqar-t-euml-djegies-s-euml-veturave-zyrtare_hd-780x439.jpg

Akademia për gjyqtarë dhe prokuror publik "Pavel Shtaev" në seancë publike në ora 14:00 do të duhet të zgjedh drejtor të dhe zëvendës-drejtor për katër vitet e ardhshme.

Për vendin drejtor kanë kandiduar Marjana lazarova-Trajkovska, Natasha Gaber-Damjanovska, Elena Andreeva dhe Aleksndar Marko0vski. Akademia e zgjedh drejtorin me shumicën prej dy të tretave nga nëntë anëtarët e Këshillit drejtues, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Për zëvendës-drejtor është paraqitur një kandidat. Nga tetori i vitit 2006 deri në tetorin e këtij viti, funksionin e drejtorit në Akademinë e gjyqtarëve dhe prokurorëve publik e kryente Aneta Arnaudovska, e cila menaxhoi institucionin me mandat të skaduar dhe me kërkesë të saj Këshilli gjyqësor e shkarkoi.

Kandidatët që aplikojnë për drejtor dhe zëvendës-drejtor të Akademisë duhet të kenë më së paku 8 vite stazh pune si gjykatës në Gjykatën Kushtetuese, në gjykatë ndërkombëtare apo të ket 8 vite stazh pune si prokuror publik. Ai duhet aktivisht të njohë një nga tri gjuhët e BE-së./Telegrafi/