Ajeti e Demhasaj shënojnë golat e parë këtë sezon në Superligën e Zvicrës
Dita e shtune ka qenë e mirë për dyshen me prejardhje shqiptare, sulmuesit, Albian Ajeti i Baselit dhe Shkëlqim Demhasaj i Luzernit.
Superliga e Zvicrës ka hyrë në javën e tretë dhe tanimë skuadrat dhe futbollistët kanë nxeh motorët e tyre.
Kjo vlen edhe për dyshen e sulmuesve me prejardhje shqiptare, Ajeti dhe Demhasaj që militojnë në kategorinë kryesore të futbollit zviceran.
Ajeti ka gjetur golin e parë me Baselit këtë fundjavë në fitoren 4-2 ndaj Grasshoppersit.
Sulmuesi shqiptar ka shënuar në minutën e 64-të për 3-0 pas asistimit të Silvan Widmer.
Në anën tjetër, edhe Demhasaj ka shënuar golin e parë në këtë javë në fitoren 4-2 të Luzernit ndaj Luganos.
Demhasaj ka tundur rrjetën në minutën e 22-të teksa ka ndihmuar skuadrën e tij të kthehet në lojë duke barazuar në 1-1.
Sigurisht këto gola janë tregues i qartë se dyshja Ajeti-Demhasaj mund të konkurrojnë për golashënuesin e vitit në Zvicër, pasi edhe në sezonin e kaluar kanë shënuar shumë gola. /Telegrafi/


