Please enter at least 3 characters.

Ajaxi ‘çmend’ Evropën, eliminon kampionin me spektakël midis Madridit

2019/03/GettyImages-1133878039.jpg
310:"MADRID, SPAIN - MARCH 05: David Neres of Ajax (7) celebrates as he scores his team's second goal with Noussair Mazraoui and team mates during the UEFA Champions League Round of 16 Second Leg match between Real Madrid and Ajax at Bernabeu on March 05, 2019 in Madrid, Spain. (Photo by Denis Doyle/Getty Images)
12:"Getty Images

Ajaxi ka arritur ta eliminojë kampionin e Evropës, Real Madridin, duke e mposhtur në shtëpinë e tyre me rezultat 4-1, duke e bërë të pavlefshëm rezultatin e ndeshjes së parë ku pësuan 2-1.

Kjo fitore e madhe e dërgon Ajaxin në çerekfinale të Ligës së Kampionëve.

Ndeshja nis shumë mirë për ‘harkëtarët’ ku arritën të shënonin që në minutën e shtatë me golin e Hakim Ziyech, i cili erdhi pas një aksioni të bukur në kundërsulm.

Festa e Hakim Ziyech . (Photo by David Ramos/Getty Images)

Nuk vonoi shumë dhe erdhi edhe goli i dytë. Dusan Tadic kaloi disa lojtarë dhe pasoi te Neves i cili e kaloi portierin dhe shënoi për 2-0.  Pjesa e parë u mbyll me këtë rezultat.

David Neres . (Photo by Denis Doyle/Getty Images)

Në pjesën e dytë pritej që Real Madridi të kthehej në lojë, por Ajax vazhdoi me lojën e bukur dhe kolektive.

Tadic arriti të shënoj për 3-0 në minutën e 62-të të ndeshjes, për t’i përmbysur shpresat e Real Madridit.

Pamje nga ndeshja . (Photo by David Ramos/Getty Images)

Ky gol u kontestua për disa minuta, por gjyqtari Felix Brych në bazë të pamjeve të VAR e akordoi si të qenë.

Reali tentoi të kthehej në lojë me golin e Marco Asension të shënuar në minutën e 70-të.

Karim Benzema humbi disa raste. (Photo by Denis Doyle/Getty Images)

Kjo pasi shpresat përfundimisht u zhdukën në minutën e 72-të kur Lase Schone shënoi super gol nga goditja e dënimit.

Super goli i Lasse Schone . (Photo by Denis Doyle/Getty Images)

Deri në fund edhe pse kishte raste, nuk kishe më gola, për ta parë Ajaxin si çerekfinalsit dhe Real Madridin si të eliminuar nga Liga e Kampionëve pas tri vitesh mbretërim.

Ndeshja u mbyll me rezultat 4-1 në të mirë të holandezëve.

Pamje nga ndeshja . (Photo by David Ramos/Getty Images)

Ndeshja u mbyll me rezultat të përgjithshëm 5-3, pasi mbretërit ndeshjen e parë e kishin fituar me rezultat 2-1. /Telegrafi/