Please enter at least 3 characters.

Ahmeti: Vazhdon gjuajtja me vezë e autobusëve edhe sot

2019/11/74576462_10159032933817166_164839496200749056_n-2-e1572605017724.jpg

Kryetari i Prishtinës, Shpend Ahmeti ka thënë se gjuajtja me vezë e autobusëve është duke vazhduar edhe sot.

Ahmeti përmes një shkrimi në Facebook ka shkruar se festa e Halloween-it ka përfunduar, teksa ka lutur qytetarët që të mos i dëmtojnë autobusët, transmeton Telegrafi.

Ai ka thënë se policia është në patrullim dhe çdo rast do të lajmërohet.

Ndryshe, gjatë natës së kaluar një autobus i trafikut urban është dëmtuar, duke u gjuajtur me mjete të forta dhe vezë.  /Telegrafi/