Ahmeti paralajmëron se Inspeksioni Komunal do t'i pengojë shitësit e paautorizuar në shesh
14/03/2018
Kryetari i Prishtinës, Shpend Ahmeti ka thënë se sheshet nuk janë tregje, duke njoftuar se tash e tutje inspekcioni do të patrullojë vazhdimisht nëpër sheshet e qendrës për ta parandaluar shtijes e paautorizuara.
Ai në profilin e tij në Facebook ka shkruar “se ju bën ftesë qytetarëve për ndihmë dhe mirëkuptim në këtë proces.
“080012233 dhe 080012244 janë numrat falas në Qendrën e Thirrjeve”, ka shkruar Ahmeti. /Telegrafi/


