Please enter at least 3 characters.

Ahmeti nuk mohon koalicion paszgjedhor me LDK-në

2017/02/shpend-ahmeti-foto-ridvan-slivova-14.jpg
14:"Ridvan Slivova

Kryetari i Komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti - nga Lëvizja Vetëvendosje - në Magazinën Zgjedhore të Klan Kosovës ka thënë se nuk është e pandershme kandidatura e tij për deputet, “pasi nuk ka të mirë më të madhe sesa të hiqen hajnat nga pushteti”.

Ai ka deklaruar se është duke e ushtruar edhe pozitën e kryetarit të Prishtinës, siç ka bërë para se të bëhej pjesë e listës së Lëvizjes Vetëvendosje për deputet pasi, sipas tij, “problemet e kryeqytetit trajtohen përmes një sistemi funksional”.

Ahmeti nuk ka mohuar mundësinë e një koalicioni paszgjedhor me Lidhjen Demokratike të Kosovës.