Please enter at least 3 characters.

Ahmeti: Lajm i mirë, shkarkohet bordi i ndërmarrjes 'Trafiku Urban'

2017/02/shpend-ahmeti-foto-ridvan-slivova-14.jpg
14:"Ridvan Slivova

Kryetari i Prishtinës Shpend Ahmeti njofton se është shkarkuar bordi i ndërmarrjes së Trafikut Urban që sipas tij e pengoni punën dhe rimëkëmbjen e ndërmarrjes.

Ahmeti këtë e quan një lajm fantastik, derisa ka treguar për vendimet që janë marrë sot nga komisioni.

Postimi i tij:Ky është një lajm fantastik për Trafikun Urban. Janë shkarkuar ata që mundoheshin me e pengu punën dhe rimëkëmbjen e ndërmarrjes.Komisioni i aksionarëve i ndërmarrjes "Trafiku Urban", në mbledhjen e jashtëzakonshme të mbajtur sot, pas shqyrtimit të situatës në këtë ndërmarrje ka marrë disa vendime:1. Të shkarkohet bordi i ndërmarrjes "Trafiku Urban";2. Të shfuqizohen të gjitha vendimet e këtij bordi;3. Të hapet konkurs për anëtarë të rinj të bordit të ndërmarrjes "Trafiku Urban";