Please enter at least 3 characters.

Ahmeti arrin marrëveshje me Llamkos Kosovën

2016/01/f.0816202749512_210.jpg

Drejtuesit e klubit bardh e kaltër e kanë konfirmuar për Express se kanë arritur marrëveshje me mesfushorin vushtrrias, i cili sezonin e kaluar ka mbrojtur ngjyrat e Trepçës ’89.

Ahmeti, i cili ka luajtur te skuadra e Flamurtarit, Trepça dhe Teuta e Durrësit, si futbollist është formuar pikërisht te ekipi nga Vushtrria.

Përveç Ahmetit, ekipi i drejtuar nga Ismet Munishi është përforcuar edhe me Besart Veselin, Fatlum Ramadanin dhe Leart Eminin. /Telegrafi/