Aguilera gjen mënyrë për të shmangur paparacit
31/07/2009
Hitbërësja e këngës “Genie in a Bottle” është vazhdimisht e ndjekur nga paparacit që nga fillimet e karrierës së saj, prandaj për t’i shmangur ata, ajo ka instaluar një studio në shtëpinë e saj në Los Angeles, ku paparacit kanë mundësi të pakta për të nxjerrë fotografi.
“Jemi vendosur në shtëpinë tonë të re para një viti, mirëpo qëkur fillova të punoj në albumin e ri, kam vendosur një studio në pjesën e pasme... dhe është shumë e përsosur për mua, që vetëm zgjohem në mëngjes vishem thjeshtë dhe hy në studio... Kështu, mendoj se paparacit janë hidhëruar shumë me mua”, është shprehur këngëtarja.


