Aguero fton në shtëpinë e tij tifozin 10 vjeçar të Cityt që vuan nga kanceri
Ylli i Manchester Cityt, Sergio Aguero, ka hapur zemrën e tij dhe dyert e shtëpisë për një pacient 10 vjeçar të kancerit duke e pritur mirë atë në shtëpinë e tij.
Callum Foy është duke ju nënshtruar trajtimeve për një tumor në qafë, por tifozi i Cityt ka marrë forcë për betejën e tij te Aguero.
Top golashënuesi i në historinë e Cityt ka ftuar Foy në shtëpinë e tij në gjirin e tij familjar.
“Callum ka dashur që të takohemi dhe kshtu bëra unë”.
“Ne kemi kaluar pak kohë së bashku në shtëpinë time me familjen e tij dhe ishte vërtet kënaqësi”.
“Shpresoj se ke kaluar mirë, Callum. Dhe shpresoj se po ashtu të kanë pëlqyer këpucët e dedikuara enkas për ty”, u shpreh Aguero.
Aguero shënoi hettrik në demolimin e Huddersfieldit javën e kaluar dhe ai ka mundësi që të shtojë golat e tij në takimin ndaj Wolves të shtunën. /Telegrafi/


