“Agnus Dei” e Memli Kelmendit do të interpretohet në Indonezi
16/03/2019
Vepra “Agnus Dei” e Memli Kelmendit, kësaj radhe do të interpretohet në Cappella Victoria Jakarta, një prej koreve më me zë në Indonezi që udhëhiqet nga Herman Yoseph Tan.
“Agnus Dei” do të interpretohet në Kishën e Shën Terezës, në Xhakartë.
Kjo vepër deri tani është interpretuar në Kili, Argjentinë, SHBA, Francë, Filipine, Itali, Kroaci, Turqi etj.


